1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Rusia dënoi me vdekje britanikët: Thuhet se do t’i përdorë “kokat” e tyre në negociata

Rusia ka dënuar me vdekje shtetas britanikë, pjesë e ushtrisë së Ukrainës, që i ka zënë në Mariupol. Britania e Madhe është alarmuar, ndërsa në Ukrainë thonë se Rusia do ta përdorë këtë dënim në negociata me të dhe me perëndimorët.

Dy britanikë dhe një maroken, të cilët janë kapur derisa po luftonin në ushtrinë e Ukrainës në Mariupol, u dënuan me vdekje nga zyrtarët pro-rusë, në lindje të Ukrainës. Atyre u është bërë një gjyq disaditor, që përshkruhet si “shfaqje e shpifur gjyqësore e periudhës sovjetike”, shkruan The Guardian.

Një gjykatë në pjesën lindore të Ukrainës, e kontrolluar nga Rusia, dënoi 28-vjecarin Aiden Aslin, 48-vjeçarin Shaun Pinned dhe Saaudun Brahim, nën akuzat për “terrorizëm”. Vëzhguesit thanë se procesi kishte për qëllim të imitonte gjyqet e krimeve të luftës të ushtarëve rusë që po bëheshin në Kyiv.

Të dy britanikët kanë thënë se kanë shërbyer në marinën ukrainase, e kjo i bën ata ushtarë aktivë në detyre, të cilët duhet të mbrohen nga konventat e Gjenevës për të burgosurit e luftës, shkruan The Guardian.

Mediumi publik në  Rusi i ka portretuar ata si mercenarë dhe gjykata i ka dënuar ata, duke i konsideruar mercenarë. 

Foto: AP

Ky vendim u dënua menjëherë nga zyrtarët më të lartë britanikë. 

“Unë e dënoj ashpër aktgjykimin ndaj Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, i mbajtur nga gjykata e autorizuar nga Rusia, në Ukrainën lindore”, ka thënë sekretarja për Punë të Jashtme, Liz Truss. 

“Ata janë të burgosur të luftës. Ky është një gjykim i rremë, pa absolutisht asnjë legjitimitet. Mendja ime është me familjet e tyre. Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë”. 

Një këshilltar i ministrit të mbrendshëm ukrainas ka thënë të premten se Rusia i dënoi britanikët, që ta përdor në negociatat me Ukrainën dhe aleancat perëndimore. 

Sekretarja Trus pritet që të flasë sot me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba, lidhur me shtetasit britanikë që po luftonin krah Ukrainës. 

Që kur Rusia hyri me forca ushtarake në territorin e Ukrainës, Britania e Madhe është treguar përkrahësja më e madhe e ukrainasve. Në fillim të luftës, pikërisht sekretarja Truss kishte thënë se shtetasin britanikë mund t’i bashkëngjitën luftës për ta ndihmuar Ukrainën, nëse ata duan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img