2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Rusia bombardon civilët në Dnipro, vritet vajza 2-vjeçare

Një vajzë dy vjeçare është viktima e bombardimeve të fundit ruse në Ukrainë, ku avionët e Putin lëshuan bomba gjatë natës në një zonë rezidenciale në qytetin e Dnipros.

Trupi i të miturës u nxorr nga rrënojat në orët e para të mëngjesit në lagjen e Pidhorodnenska, teksa sipas guvernatorit të zonës, nga bombat mbetën dhe 22 persona të tjerë të plagosur.

Presidenti Volodymyr Zelensky reagoi ashpër ndaj Rusisë për këtë sulm, por Kremlini ende nuk ka komentuar mbi ngjarjet.

Shpërthime janë dëgjuar edhe mbi Kiev, ku sistemet e mbrojtjes ajrore janë vendosur sërish në gatishmëri, për eliminimin e raketave armike.

Zyrtarët në Sumy regjistruan 87 shpërthime si rezultat i granatimeve ruse, duke folur për lëndime dhe shkatërrim të infrastrukturës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img