Site icon PrishtinaPress

Rusia bombardon “aksidentalisht” qytetin e vet

Ministria e Mbrojtjes në Moskë, ka thënë se një aeroplan luftarak rus, e ka bombarduar aksidentalisht qytetin rus Belgorod, i cili gjendet në kufi me Ukrainën.

Guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov, ka thënë se shpërthimi ka krijuar një krater të madh, rreth 20 metra gjerësi, në qendër të qytetit.

Dy gra janë plagosur dhe disa ndërtesa janë dëmtuar, ka thënë ai.

Incidenti ka ndodhur në orët e vona të së enjtes, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Hetimet për këtë rast, është thënë se janë duke vazhduar, shkruan REL.

Fotografitë dhe videot në rrjetet sociale kanë shfaqur banesa të dëmtuara nga shpërthimi, derisa në një tjetër, një makinë shihet mbi çatinë e një ndërtese./PrishtinaPress/

Exit mobile version