Autoritetet ruse janë aktivizuar për të shmangur kalimin e trupave të Wagnerit në Moskë.
Sipas një imazhi të publikuar në Twitter, ata po zhvendosin urat për të parandaluar kalimin e autokolonave të Wagnerit.
Fotografia u postua nga këshilltari i ministrisë së punëve të brendshme ukrainase, Anton Gerashchenko.
Gjatë gjithë ditës, trupat e Wagner duket se kanë lëvizur në veri drejt Moskës.
Më herët këtë pasdite, guvernatori i rajonit të Lipetsk, në jug të Moskës, konfirmoi se Wagner po kalonte rajonin, me video që tregon një autokolonë që shkonte drejt veriut.
Dhe autoritetet ruse duket se janë seriozisht të shqetësuar se trupat e Wagnerit do të arrijnë në Moskë së shpejti.