5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rusët ‘pushtojnë’ Serbinë

Që nga nisja e luftës në Ukrainë një vit më parë, më shumë se 300 mijë qytetarë Rusë kanë udhëtuar drejt Serbisë. Shifra është publikuar nga qendra për Azil dhe Mbrojtje në Beograd.

Drejtues të institucioneve serbe thanë se fluksi i rusëve në territorin serb nuk lidhet me turizmin, por me pasojat e luftës. Shkak i kërkesave të larta të ruseve për të shkuar në vendin ballkanas, lidhet me marrëdhëniet e veçanta që kanë Moska dhe Beogradi.

Mes Serbisë dhe Rusisë nuk ka viza dhe shtetasit e dy vendeve mund të qëndrojnë në vendet respektive për 30 ditë. Pas këtij afati, ata duhet të kërkojnë azil ose duhet të vijojnë procedura që lidhen me punësimin.

Sipas të dhënave të institucioneve të Beogradit, 50 mijë qytetarë rusë janë ende në territorin e Serbisë. Një pjesë e madhe e tyre kanë kërkuar nisjen e procedurave për azil. Ndërsa një pjesë tjetër e qytetarëve rusë kanë leje pune, në bazë të marrëveshjeve mes dy vendeve.

Për shkak të luftës një numër i madh qytetarësh rusë kanë zgjedhur të largohen nga vendi. Një pjesë për arsye ekomomike, ndërsa të tjerë për t’i shpëtuar rekrutimit në Ushtrinë.

Ndërkohë pasojat e luftës janë më dramatike në Ukrainë. Llogaritet se të paktën 8 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga banesat si refugjatë lufte. Shumica e tyre janë strehuar në Poloni dhe Gjermani./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img