Site icon PrishtinaPress

Rusët i harrojnë dokumentet sekrete, Ukraina publikon se cfarë ka në to

Njëra prej njësive të Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë se “okupatorët rusë po humbasin jo vetëm pajisje dhe ushtarë”.

Përmes rrjeteve sociale, forcat ukarinase njoftojnë se rusët kanë lënë edhe dokumente sekrete “nga paniku”.

Forcat ukarinase thonë se në dokumente ka planifikim për luftën me Ukrainën, të miratuara më 18 janar të këtij viti. Sipas tyre, në dokumente përshkruhet se pushtimi duhet të zhvillohet brenda 15 ditësh.

“Dhe ne do t’u themi një gjë okupatorëve rusë: lërini pajisjet dhe dokumentet sekrete, do të na duhen, e para – për mbrojtësit tanë, dhe e dyta – për Hagën”, thuhet në postimin e forcave ushtarake të Ukrainës.

Exit mobile version