0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Rusët fillojnë të dorëzohen, mbi 500 trupa “bien në duart” e forcave ukrainase

Rreth 500-600 trupa ruse iu kanë dorëzuar forcave ukrainase të premten.

Kështu ka pretenduar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili paralajmëroi trupat ruse se “nuk është e mundur të pushtohen kokat dhe mendjet” e njerëzve dhe se “pushtimi i qyteteve dhe qytezave do të jetë i përkohshëm, jo përgjithmonë. Unë jam i sigurt për këtë”.

Pretendimet e Zelenskyt nuk ka arritur t’i verifikojë BBC.

Gjatë një konference për shtyp, presidenti ukrainas u ka thënë gazetarëve se çdo negociatë me Rusinë nuk mund të fillojë përpara se të arrihet një armëpushim midis forcave të Kievit dhe Moskës.

“Diplomatët tanë janë duke punuar dhe ata kanë biseduar për disa pika të një agjende të mundshme mes nesh dhe Federatës Ruse. Unë dua që kjo të materializohet dhe procesi i përfundimit të luftës, procesi i paqes 100% duhet të fillojë me armëpushim”, është shprehur Zelensky.

Mes tjerash, udhëheqësi ukrainas ka potencuar se është i hapur për diskutime me presidentin rus, Vladimir Putin, duke shtuar se me të ka diskutuar për mundësinë e negociatave që do të zhvillohen në Jerusalem me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett.

Duke iu referuar komenteve të Putinit se është bërë njëfarë progresi pozitiv nga negociatorët rusë dhe ukrainas, Zelensky ka thënë se është “i lumtur që shikon sinjalet nga Federata Ruse. Për 12 vitet e fundit, nuk kam dëgjuar kurrë fjalë për mundësinë e një dialogu”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img