Site icon PrishtinaPress

Rusët bombardojnë spitalin psikiatrik në Kharkiv, vriten katër mjekë

An ambulance drives past a burnt building in the eastern Ukraine city of Kharkiv, on April 2, 2022, as Ukraine said today Russian forces were making a "rapid retreat" from northern areas around the capital Kyiv and the city of Chernigiv. (Photo by FADEL SENNA / AFP) (Photo by FADEL SENNA/AFP via Getty Images)

Katër mjekë kanë humbur jetën, ndërsa dy pacientë janë plagosur, si pasojë e bombardimeve ruse në një spital psikiatrik në fshatin Strelechya, tha guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Syniehubov.

The Guardian raporton se spitali ishte në proces evakuimi dhe stafi mjekësor po largonte pacientët nga spitali në momentin e bombardimit që i mori jetën katër mjekëve.

“Gjatë evakuimit, rusët filluan një granatim masiv. Sipas të dhënave paraprake, fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 mjekë, ndërsa 2 pacientë kanë mbetur të plagosur”, ka shkruar Oleh Syniehubov në Telegram.

Exit mobile version