Site icon PrishtinaPress

Rumani: Në kamionin e shtetasit serb kapen cigare të kontrabanduara në vlerë afro 45 mijë euro

Në Rumani janë kapur hiç më pak se 14 mijë e 690 pako me cigare gjatë një aksioni të inspektorëve të Doganës dhe policisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike.

Sasia e cigareve është kapur në një kamion i cili kishte hyrë në Rumani nga Serbia, e cila kap shumën e 220 mijë e 350 lei rumune apo afro 45 mijë euro.

“Në një aksion të Doganës janë zbuluar cigare. Kamioni drejtohej nga një shtetas serb. Aksioni kishte për qëllim luftimin e trafikut të paligjshëm të mallrave”.

Sipas raportimeve cigaret ishin fshehur në mes të kanaçeve të birrës.

Thuhet se disa nga ato kishin të vendosura banderola të lëshuar nga autoritetet kosovare e disa pa banderola.

Me këtë rast Dogana i ka konfiskuar 293 mijë e 800 cigare.

Rasti do t’ju kalojë organeve kompetente, thotë Dogana e Rumanisë përcjell Klankosova.tv

Exit mobile version