Në Rumani janë kapur hiç më pak se 14 mijë e 690 pako me cigare gjatë një aksioni të inspektorëve të Doganës dhe policisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike.
Sasia e cigareve është kapur në një kamion i cili kishte hyrë në Rumani nga Serbia, e cila kap shumën e 220 mijë e 350 lei rumune apo afro 45 mijë euro.
“Në një aksion të Doganës janë zbuluar cigare. Kamioni drejtohej nga një shtetas serb. Aksioni kishte për qëllim luftimin e trafikut të paligjshëm të mallrave”.
Sipas raportimeve cigaret ishin fshehur në mes të kanaçeve të birrës.
Thuhet se disa nga ato kishin të vendosura banderola të lëshuar nga autoritetet kosovare e disa pa banderola.
Me këtë rast Dogana i ka konfiskuar 293 mijë e 800 cigare.
Rasti do t’ju kalojë organeve kompetente, thotë Dogana e Rumanisë përcjell Klankosova.tv