1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Rukiqi tregon pse iu bashkua LDK-së në këtë kohë

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka treguar në emisionin DPT te Fidani në T7 arsyen se pse ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Rukiqi, ka aderuar të mërkurën në LDK dhe është prezantuar nga kryetari Lumir Abdixhiku. Rukiqi thotë se nuk është futur në LDK për shkak të pushtetit, për shkak se LDK është në opozitë, por për shkak se e sheh të mundshme të kontribuojë dhe se një pjesë ka luajtur edhe ideologjia e djathtë e partisë.

“Nuk jemi afër zgjedhjeve. Partia në të cilën jam futur nuk ka pushtet dhe nuk jam futur për pushtet”, thotë ai.

“Nuk është vetëm profili në Odën Ekonomike. Jam edhe në Universitetin e Prishtinës që 15 vjet. Kam dhënë shumë edhe ën borde të caktuara dhe kam bagazh. Realisht të gjithë bëjmë kalkulime. Nuk duhet të shkojmë në nivelin e kalkulimeve të pafundme që ta mundësojnë të shkojnë në kalkulime. Ajo që dua ta them në rastin personal është pikërisht ajo që e theksova pak më herët. Jemi në një situatë ku vendi ka nevojë të merr një drejtim përpara dhe jo prapa. Nëse nuk merremi me qytetarët dhe zhvillim, do të na bëhet i pandalshëm emigrimi, që është në rritje. Pastaj do të kemi probleme të sigurimit të qasjes në shërbime esenciale për qytetarët tonë. Sikur në shëndetësi, arsim e të tjera. Do të shkojmë nga kriza në krizë“, shtoi ai. /Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img