3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Rukiqi: Të shtyhet pagesa e kredive për bizneset dhe qytetarët

Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, Oda e Afarzimit dhe Shoqata e Kontabilistëve, kanë mbajtur një konferencë për media për të masat që i kanë ndërmarrë në shërbim të mbrojtjes së bizneseve për të përballuar situatën e krijuar pas shfaqjes së Coronavirusit në vend.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, i ka bërë apel Qeverisë së Kosovës që të shtyhet pagesa e kredive për bizneset dhe qytetarët.

“E para është shtyrja ose riprogramimi i kredive që të mos ketë presion tek bizneset ose qytetarët. E dyta, është shtyrja e raportimit financiar. E treta, lidhet me këtë qartësimin ose me një qarkore që do ta jep një sqarim për masat e ndërmarra, siç është lirimi i njërit prind nda puna”, ka kërkuar ai.

Po ashtu, ai në këtë konferencë ka kërkuar që të mos ndalet prodhimi.

“Ne duhet me e kuptuar, kujdesi është i domosdoshëm, por nuk ndalet prodhimi sepse e rrezikon furnizimin në këtë kohë të krizës. Apeli është, punëtorët në ato lloj veprimtari që nuk janë të ndaluar duhet të dalin në punë. Inspektorët, është shkelje e ligjit i cili nuk i ndalon veprimtaritë e caktuara. Virusi do të kalojë po pastaj shumë pasoja të tjera janë të pariparueshme”, tha Rukiqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img