Berat Rukiqi, ish-kryetar i Odës Ekonomike, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili të mërkurën në mbledhjen e 100’t të Qeverisë, ka thënë se “po ia thyejnë edhe vetës”.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë të ditur se sipas FMN-së, ekonomia e vitit 2023 do të jetë edhe më e rëndë në Evropë, përderisa siç theksoi ai, Qeveria e Kosovës është indiferente ndaj recesionit ekonomik global.
“Recesioni ekonomik global është te dera. Ne nuk do të jemi imun. Indiferenca jonë, karshi këtyre zhvillimeve është e frikshme. Qindra miliona euro, investime kapitale, të parealizuara. Ende asnjë plan e asnjë investim serioz në sektorin e energjisëe. Lista është e gjatë, e hapësira e manovrimit shumë e ngushtë”, ka shkruar Rukiqi ndër të tjerash.
Postimi i plotë i Rukiqit, pa ndërhyrje:
Kur jemi te rekordet
Rritje ekonomike (vetem 2.7 %), rekord e ulet, sipas projeksioneve te Fondit Monetar Nderkombetar.
Ky nuk eshte lajmi me i keq. Fondi Monetar Nderkombetar, Banka Qendrore Evropiane, Komisioni Evropian, po parashikojne qe viti 2023, mund te jete edhe me i rende, per ekonomine globale.
Recesioni ekonomik global eshte te dera. Ne nuk do te jemi imun. Indiferenca jone, karshi ketyre zhvillimeve eshte e frikshme. Qindra miliona euro, investime kapitale, te parealizuara. Ende asnje plan e asnje investim serioz ne sektorin e energjise. Lista eshte e gjate, e hapesira e manovrimit shume e ngushte./Prishtinapress/