0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rukiqi: Rruga e vetme për zgjedhje, dorëheqja e Kurtit

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka deklaruar për Ekonomia Online se propozimi i tyre për të shkuar në zgjedhje është përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti. Thotë se mënyrat tjera janë të papranueshme për LDK-në.

Opsionet e ofruara nga partitë tjera, Rukiqi i sheh të gabuar, ndërsa insiston fillimisht në dorëheqje e më pastaj në shpërbërje të Kuvendit.

Qeverisjen trevjeçare, Rukiqi e quan të dëmshëm për vendin, ndërsa përmend dështimin për anëtarësim në Këshill të Evropës e në fusha tjera.

“Realisht kjo qeveri vazhdimisht i bën dëm vendit nuk është pyetja se a duhet të shkoj vendi në zgjedhje apo jo por si duhet të shkoj në zgjedhje ka rëndësi të jashtëzakonshme edhe kjo është fakt ai që nuk e pranon si fakt se duhet të shkoj vendi në zgjedhje, sidomos pas një qeverisje të tillë skandaloze të kësaj Qeverie është naiv në mënyrën se si e sheh politikën ajo që ne kemi thënë në rendin e gjërave pra dorëheqje, pastaj shpërbërje dhe pastaj zgjedhje. Është rendi i cili i jep përgjigje keqqeverisjes, rezultateve negative në çdo sferë, i jep përgjigje çdo skandali diplomatik, politik, çdo dështimi si është rasti me Këshillin e Evropës. Pra nuk e amniston këtë Qeveri nga bilanci jashtëzakonisht negativ i tre viteve të fundit. Format tjera si janë diskutuar e lansuar në opinion kryesisht në 10 ditët e fundit e që janë të lidhura me shpërbërjen e Kuvendit, janë amnistim, pra është një far lloj amnistie për keqqeverisjen e kryeministrit Kurti”, u shpreh Rukiqi.

Shkuarjen në zgjedhje përmes shpërbërjes së Kuvendit, Rukiqi e sheh të gabuar. Thotë se është amnistim i keqqeverisjes së Albin Kurtit.

“Sa i përket zgjedhjeve, bashkëpunimi me opozitën e të tjera është një fakt i mjaftueshëm me tregu që ai është i dorëhequr, faktikisht është i dorëhequr, ne tani presim edhe dorëheqje të kryeministrit pastaj pas dorëheqjes ne mund të shkojmë në shpërbërje dhe pse dikujt mund t’i jepet e drejta për me marr mandatin e mbetur, sigurisht se kjo nuk është zgjidhje tani për tani për shkak se edhe ashtu kështu po i afrohemi ciklit të rregullt zgjedhor atëherë shkojmë në shpërbërje dhe caktohet data dhe shkojmë në zgjedhje por çdo format tjetër është amnestim i keqqeverisjes së kryeministrit Kurti, pra sikur është një lloj marrëveshje t’i mbyllin sytë para krejt asaj çka ka ndodh deri tani dhe sikur gjitha partitë po e pranojnë një far faji po merren vesh, e po shkojnë po garojnë”, u shpreh ai.

Ndërsa propozimet e partive tjera opozitare dhe datat e ofruara nga PDK-ja, Rukiqi i sheh si “imponim në shërbim të qeverisë aktuale”. Insiston që shkuarja në zgjedhje të bëhet përmes dorëheqjes.

“Çdo formë tjetër jashtë asaj se çka e thash është e papranueshme për LDK-në. E theksova, insistoj në atë çka e thash, dorëheqje, shpërbërje e pastaj data e zgjedhjeve. Kështu që çdo opsion tjetër që sillet në këtë formë është imponim për një veprim i cili realisht i bën shërbim Qeverisë, nuk i bën shërbim as vendit e as partive opozitare”, deklaroi Rukiqi. /EO

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img