Site icon PrishtinaPress

Rukiqi për fotografinë e Kurtit me Ridin: Flet shumë për involvimin e pushtetit në aferën me rezerva shtetërore

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka komentuar fotografinë e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, me të arrestuarin Ridvan Muharremin, të dyshuarin për keqpërdorim me rezerva shtetërore.

Rukiqi tha se fotografia flet shumë për nervozen e kryeministrit.

“Flet shumë për involvimin e nivelit të lartë të pushtetit, në aferen me rezerva shtetërore”, tha Rukiqi, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se dje, Rukiqi bashkë me dy zyrtarë të MINT-it janë arrestuar pasi dyshohen se kanë keqpërdorur rezervat shtetërore.

Exit mobile version