Site icon PrishtinaPress

Rukiqi me postim për Abdixhikun: Kryeministri po vjen, me një vizion të qartë për Kosovën

Berat Rukiqi, kandidat i LDK-së për deputet, ka shkruar një status, në të cilin ka folur fjalë të mëdha për Lumir Abdixhikun, kandidat për kryeministër nga radhët e LDK-së.

Sipas tij, Abdixhiku po vjen për t’u bërë kryeministër.

“Lumiri nuk është politikan që kërkon vëmendje. Nuk ka nevojë për zhurmë që të fitojë respektin. Ai është aty, gjithmonë, duke punuar, duke ecur përpara. Nuk kërkon rrugë të shkurtra, por e di saktësisht ku dëshiron ta çojë Kosovën – dhe e di si ta arrijë.

Unë e kam parë. E di. Dhe i besoj.

Sot, Kosova ka një mundësi të re. Dhe ai quhet Lumir Abdixhiku.

Na priftë e mbara, Kryeministër!” – ka shkruar ai.

Exit mobile version