0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Rukiqi: Mbyllja totale nuk është zgjidhje, dhe do të ishte me pasoja fatale për ekonominë e vendit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi ka deklaruar se gjatë takimeve me autoritetet vendimmarrëse kanë gjetur pajtim që mbyllja totale për shkak të pandemisë me koronavirus nuk do të ishte një zgjidhje adekuate dhe se do të ishte me pasoja fatale për ekonominë e vendit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se masat ekzistuese antiCOVID-19 duhet të respektohen me rigorozitet.

“Këto ditë kam pranuar plot pyetje rreth mundësisë për një ri-mbyllje të ekonomisë për festat e fundvitit. Nga takimet dhe komunikimet e fundit me autoritetet vendimmarrëse, jemi pajtuar që mbyllja totale nuk është zgjidhje dhe do të ishte me pasoja fatale për ekonominë, por masat ekzistuese duhet të respektohen me rigorozitet”, ka shkruar Rukiqi.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj më 18 dhjetor ka bërë të ditur se këtë javë në zonën e kuqe janë 11 komuna nga 16 sa ishin javën e kaluar, ndërsa në zonën e verdhë 11 komuna, teksa në zonën e gjelbër 16 komuna.

Në zonën e kuqe janë: Prishtina, Zveçani, Zubin Potoku , Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Drenasi, Podujeva. Në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica , Kllokoti, Gjakova, Vitia , Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Shtërpca Istogu dhe Ranilluga .

Në zonën e gjelbër janë: Graçanica, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skenderaj, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Novobërda, Kaçaniku, Juniku, Dragashi dhe Mamusha.

Ministri Zemaj ka bërë të ditur se në prag të festave të fundvitit nuk do të ketë lirim të masave.

“Lirim të masave nuk do të ketë, nëse e quajmë diçka shtrëngim apo kufizim, por jemi duke analizuar situatën ku mund të ketë lëvizje dhe ku mund të ketë shtrëngim që të mos kemi grumbullim të njerëzve. I kemi koordinuar aktivitetet, kryeministri i ka takuar edhe Odat e bizneseve, unë kam takuar ekipet që ndërlidhen me aktivitet kulturore, me komunat, me klerikët fetarë dhe kështu do të vazhdojmë edhe këto ditë deri në vendosjen e masave, të cilat ne i shohim të arsyeshme për ta ruajtur shëndetin dhe për ta ulur numrin e infeksioneve”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img