1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Rukiqi: LDK dënon fuqishëm falsifikimin në ZKA, organet e hetuesisë të merren me rastin

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka thënë se e dënojnë fuqishëm si subjekt politik ndryshimin që ndodhi nga Zyra e Auditorit të Kosovës në shifrat për karburante.

Në një konferencë për media, ai tha se ky është një falsifikim që është bërë nga ekzekutivi i vendit.

“Ka ndodhur një rast i rëndë i ndërhyrjes institucionale,përkatësisht i Qeverisë së Kosovës në institucionet e pavarura, në këtë rast në raportet zyrtare të Zyrës Kombëtare të Auditimit. E thash të paprecedentë sepse një rast të tillë nuk e kemi parë asnjëherë në demokracinë moderne të Kosovës”.

“Nuk është vetëm ndërhyrje në numra, por është edhe një falsifikim i drejtpërdrejtë i raporteve zyrtare që kanë qenë publike që nga muaji gusht i këtij viti. Bëhet fjalë për raportin zyrtar të auditimit të financave publike, këtë punë duhet ta kryejnë në mënyrë të pavarur Zyra e Auditorit”.

“Mirëpo, ndërhyrja eklatante e sotme e ministrit të Financave, Hekuran Muratit, i cili pas humbjes së argumenteve me Znj. Hykmete Bajrami, ndërhynë, pastaj Zyra Kombëtare e Auditimit e falsifikon raportin, në rastin në fjalë kemi të bëjmë me çështjen e shpenzimeve në naftë”, ka thënë Rukiqi.

Rukiqi ka pohuar se LDK-ja e dënon fuqishëm këtë akt të falsifikimit, i bënë thirrje organeve hetuese që ta hetojnë sa më shpejt “këtë krim të rëndë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img