Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka dhënë mbështetje marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje për emrin e Bekim Sejdiut për president.
Këtë e bëri të ditur anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, pas mbledhjes së kryesisë.
Ai tha se kryesia vendosi me unanimitet për një gjë të tillë.
Se a do të rrinë 18 deputetët e kësaj partie në sallë, ai tha se mbetet të shihet nga qëndrimet e grupit parlamentar.
“Asnjë qëndrim kundër, përkundrazi pati lëvdata për krejt punën dhe për integritetin akademik dhe profesional të zotëri Sejdiu. Kjo pastaj mbetet të shihet nga qëndrimet e grupit parlamentar”, tha ai.
Pas shumë takimeve, dje kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku me kryetarin e LVV-së Albin Kurti, kanë arritur marrëveshje për kandidatin konsensual për president.
