Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka bërë të ditur se ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi sapo ka propozuar ndarjen e mjeteve financiare për paga, qira dhe likuiditet të kompanive.
Sipas Rukiqit, 41 milionë euro janë propozuar për paga, 12 milionë për të paguar qiratë për dy muaj dhe 20 milionë për likuiditet të kompanive.
Këto mjete janë ndarë për fazën emergjente, në ndërkohë që ka thënë se do të insistojnë që ne faza tjera të ndahen mjete shtesë.