Site icon PrishtinaPress

Rukiqi i reagon Bislimit: Migrimi i 2 viteve të fundit është migrim i humbjes së shpresës

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pas deklaratës së Besnik Bislimit që tha se ikja e qytetarëve nga vendi është “diçka normale”.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se migrimi i kosovarëve nuk është pa arsye, por sipas tij, është migrim “i humbjes së shpresës dhe i kostove të papërballueshme të jetesës”.

“Per te normalizuar: migrimin, mbrojtjen e zyrtareve te korruptuar, krizat ekonomike, nepotizmin, hipokrizine, etj, vazhdojne te manipulojne, pa fije turpi. Migrimi i dy viteve te fundit ne Kosove, nuk eshte migrim pa arsye. Eshte migrim i humbjes se shpreses, eshte migrim i kostove te paperballueshme te jetesës”, ka shkruar ai.

Rukiqi ka thënë se qytetarët që kanë ikur nga Kosova për dy vite nuk kanë parë asnjë program edukativ, asnjë shërbim të mirë shëndetësor dhe asnjë program që iu mundëson punësim.

“Keta qytetare qe po migrojne, per dy vite, nuk e kane pare asnje projekt zhvillimor ne vendbanimet dhe lagjet e tyre, asnje sherbim me te mire shendetsor, asnje program edukativ qe ju mundeson punesim. Kane pare vetem rritje çmimesh dhe retorike boshe”, ka shkruar Rukiqi.

Exit mobile version