Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka deklaruar se të arratisurit nga burgu, Faton Hajrizi dhe Ujkan Mekaj, nuk janë arratisur, por janë larguar.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, i cili e ka thumbuar paksa ish-zëvendësministrin e Drejtësisë, duke thënë se me gjasë të burgosurit janë larguar me shpejtësinë e shpërndarjes të vajit në tepsi.
“Dilema është me çfarë shpejtësie janë “largu”? Me gjasë me shpejtësinë e shpërndarjes të vajit në tepsi.”, ka shkruar Rukiqi.