9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rukiqi: Dalldisja me njohjen e pasaportës nga Spanja dhe largimin e vizave nga EBA është shenjë e çmendurisë kolektive të pushtetit

Gjatë këtij viti, Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës duke iu mundësuar qytetarëve të Kosovës udhëtimin pa viza. Ndërkaq të enjten Emiratet e Bashkuara Arabe kanë larguar vizat për Kosovën.

Për këto rezultate është krenuar Qeveria e Kosovës.

Por anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka thënë se krekosja për këto gjëra është “shenjë e çmendurisë kolektive të këtij pushteti”.

”Ne Maj te vitit 2012, Kina, vend anetar i Keshillit te Sigurimit, ekonomia e dyte me e fuqishme ne bote, i ka pranuar pasaportat e Kosoves. Kerkova lajme, per ndonje dalldisje kolektive, nga deliri i kesaj ”njohje” nga Kina dhe nuk e gjeta asnje lajm te vetëm”.

“Para 10 viteve, Greqia, nje vend mosnjohes i shtetesise se Kosoves, ka pranuar vendosjen e vizes Shengen, te leshuar nga ky shtet, ne pasaportat e Republikes te Kosoves. Edhe per kete lajm, kerkova ndonje dalldisje kolektive dhe nuk e gjeta asnje lajm te vetem; Dalldisja kolektive e pushtetit me njohjen e pasaportes nga Spanja dhe hjekjen e vizave nga Emiratet e Baskuara Arabe, eshte shenje e çmendurise kolektive te ketij pushteti, i cili ne mungese te sukseseve dhe me deshtime ne çdo sektor, me hunbje qindra milioneshe nga sanksionet e BE-se, del dhe na i ”shet” si suksese kolosale, dy vendime, per te cilat ndikimi i tyre eshte 0”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img