Site icon PrishtinaPress

Rugova për ndeshjen miqësore me Arabinë Saudite të vitit 2007: Kishim shumë zemër, djemtë ishin gati për të vdekur

Ish-përzgjedhësi i Kosovës, Edmond Rugova, në emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7 ka kujtuar ndeshjen miqësore me Arabinë Saudite.

Kjo ndeshje ishte zhvilluar në vitin 2007, atëherë kur Kosova nuk ishte e pranuar në FIFA e UEFA, si dhe nuk e kishte shpallur ende pavarësinë.

Rugova tha se nuk ishin të përgatitur për atë ndeshje, pasi që mungonin edhe kushtet.

“Nuk ishim të përgatitur. U organizuam si mundem ashtu. Ndeshjen e zhvilluam në Ankara. Aktual atëherë ka qenë Besnik Hasi, i cili ishte kapiten i Shqipërisë dhe në përfundim të karrierës. Ishte edhe kapiteni i jonë sigurisht. Më shumë kënaqësi e pranoj ftesën. Erdh dhe na ndihmoj. Kristian Nushi gjithashtu. Një djalë i jashtëzakonshëm”, tha fillimisht trajneri kosovar.

“Unë nuk kisha mundësi më t’ia ofrojë kushtet e udhëtimit. Ata ishin entuziastë. Kur unë erdha ishte një periudhë e gjatë pa aktivitet. Kur shkuam atje, e kisha një gajle të mëdha. Thosha që vetëm të mos ‘koritemi’. E dija që ishin më të përgatitur. Djemtë e tanë ishin të gatshëm të vdisnin atë ditë. Dolëm fitues, 1:0. Mbetet në kujtime të mira. Futbollistët nga jashtë sillnin paketa me këpucë. Nuk kishim shumë atëherë, por kishim shumë zemër, si gjithmonë”, deklaroi Rugova.

Exit mobile version