Site icon PrishtinaPress

Rugova: Nëse Haradinaj do të merrte pjesë në dialog edhe LDK-ja do të jepte kontribut

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se kanë nuk e ndryshojnë qëndrimin e tyre për mospjesëmarrje në dialog.

“Është qëndrim zyrtar i miratuar formalisht edhe në Këshillin e LDK-së ku kanë marrë pjesë të gjitha strukturat e partisë dhe ky qëndrim nuk ka lëvizur dhe nuk e kemi në plan të lëvizim. Ne mendojmë që me dialogun duhet udhëhequr institucionet e Kosovës, ne jemi shtet i pavarur”.

Ai në Sytë 7 në Klan Kosova tha se partia e tij do të merrte pjesë në dialog nëse kryeministri s’do t’i ikte përgjegjësisë ndaj dialogut.

“Ne jemi Grupi Parlamentar më i madh në Kuvend dhe ne do të japim rolin tonë të çmuar në opozitë, por në qoftë se Ramush Haradinaj nuk do t’i ikte kësaj përgjegjësie. Ky nuk është dialog por është faza finale me Serbinë, por me një shtet që kemi probleme serioze tash e 100 vjet”.

“Po ta merrte ai obligimin kushtetues nuk do të hapeshin këto tema, spektri politik nuk do të futej në këtë qorr sokak. Nëse Haradinaj do të merrte rolin në dialog edhe LDK-ja do ta jepte kontributin e saj si partia më e madhe”.

Exit mobile version