Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës Nexhmi Rudari, tha se sipas informacioneve që posedojnë, deri tani kanë janë duke prirë në shumicën e vendvotimeve.
“Presim rezultate të mira, procesi i numërimit është duke vazhduar. Por sipas informacioneve që i kemi jemi duke prirë në shumicën e vendvotimeve”, tha ai në një deklarim për mediat pas mbylljes së vendvotimeve në Podujevë.
“Do të doja të falënderoja të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e LDK-së që kanë qëndruar me mua dhe më kanë përkrahur këto ditë”, tha Rudari.
Ndërkaq në një konferencë për media, KQZ-ja ka thënë se rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut, do të shpallen në orën 21:00.