Site icon PrishtinaPress

Rucker optimist për të ardhmën e Kosovës, thotë se vendimi për dinarin është i nxituar

Ish-përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Joachim Rucker, është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ai tha se Kosova është pjesë e Komunitetit Euro-Atlantik dhe se të ardhmen e saj e sheh në BE.

Ndërkaq, sa i përket asaj nëse duhet të hequr sanksionet ndaj Kosovës, Rucker deklaroi se kërkesat e BE-së janë shumë të rëndësishme dhe si të tilla mund të përmbushen nga qeveria aktuale, në mënyrë që procesi të shkojë përpara.

Përveç këtyre, ish-shefi i UNMIK-ut foli edhe për vendimin lidhur me dinarin, për çka vlerëson se u prezantua paksa me nxitim.

Ai shton se duhet dhënë më shumë kohë serbëve të Kosovës për t’u përshtatur me një vendim të tillë, shkruan KosovaPress transmeton Klankosova.tv
Joachim Rucker, u shpreh i bindur se do të ketë rezultate në një afat të mesëm sa i përket normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai potencon se OKB-ja është vend i rëndësishëm për të zgjidhur çështje të tilla.

Ndërkaq, lidhur me vendimin e qeverisë aktuale për moslejimin e përdorimit të dinarit në Kosovë, Rucker konsideron se u prezantua me nxitim, për çka thotë se politikisht duhet dhënë më shumë kohë atyre që i përdorin për t’u përshtatur me një ndryshim të tillë.

Para rreth një jave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha se nuk është ndaluar dinari në Kosovë, por euroja është e vetmja valutë pagese në Kosovë.

Kurti theksoi se ka bashkëpunim shumë të mirë me serbët e Kosovës dhe se nuk ka asnjë problem me ta. Ai shtoi se BQK-ja është e gatshme për të bashkëpunuar me Bankën Qendrore të Serbisë.

Banka Qendrore e Kosovës, ka njoftuar se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj, e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb, nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

Exit mobile version