I pyetur për sanksionet ndaj Rusisë, sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Marco Rubio, iu përgjigj gazetarëve duke thënë se sanksionet janë të lidhura me konfliktin në Ukrainë, duke shtuar se “koncesionet” duhet të bëhen nga “të gjitha palët” për të sjellë fundin e “çdo konflikti”.
“Ne nuk do të parashikojmë ato sanksione, dhe sigurisht nuk do të negociojmë për to sot, as në një konferencë shtypi në këtë mënyrë”, tha ai, transmeton klankosova.tv.
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, sipas bbc, shtoi se “palët e tjera kanë sanksione”, duke theksuar se BE-ja “do të duhet të jetë në tavolinë një moment, pasi ata kanë sanksione gjithashtu që janë vendosur”.
“Qëllimi është të mbyllet ky konflikt në një mënyrë të drejtë, të qëndrueshme dhe të pranueshme për të gjitha palët e përfshira”, tha ai.
“Si do të duket kjo? Ky është qëllimi i angazhimit të vazhdueshëm”, shtoi Rubio.