-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ruani perimet me fletë të gjelbra edhe deri në shtatë ditë: Kështu ruhet sallata, por edhe buxheti shtëpiak!

Shpesh na ndodh që sallatën me fletë të gjelbër të blerë apo të përgatitur shumë shpejt pasi ta lëmë në frigorifer e hedhim poshtë, sepse nuk dimë të pengojmë prishjen e saj të shkaktuar nga kalbja.

Në shpëtimin e sallatës, por edhe të buxhetit shtëpiak ju ndihmon truku më i lirë!

Sallatën dhe perimet e tjera me fletë të gjelbra më së vështiri është të ruhen nga prishja, sepse sapo fletët e ndjeshme të arrijnë në kontakt me lagështinë ndodh kalbja.

Për të ruajtur të freskët tepricën e sallatës edhe deri në një javë, është e nevojshme që pas pastrimit dhe larjes ta lini në një enë të pastër dhe sipër sallatës qitni leckë letre dhe vetëm atëherë mbuloni me folie plastike.

Lecka do të thithë tepricën e lagështisë, ndërkaq fletët do t’i ruajë të freskëta.

Këshillë:

Sallatën gjithmonë është e nevojshme së paku ta lini pak të lagësht para se ta futni në frigorifer, ndërkaq trukun me leckën e letrës mund ta aplikoni edhe në sallatën tjetër me fletë të gjelbra.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img