Një shpërthim është dëgjuar në orët e vona në qytetin e Zveçanit, në veri të Kosovës.
Gazetarja e RTK-së, Edonë Podvorica në lidhje direkte nga Zveçani, raportoi se në orët e mbrëmjes ka pasur një shpërthim.
Ajo tha se nuk dihet ky shpërthim ishte shkaktuar nga ndonjë shok bombë apo koktej molotovi. Sidoqoftë, gazetarja konfirmoi se janë trupat e KFOR-it, drejt të cilave është hedhur ky mjet shpërthyes. Gazetarja deklaron se një grup serbësh, janë duke provokuar vazhdimisht trupat e NATO-s edhe në orët e mbrëmjes.