0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

RTK me 900 gazetarë e kameramanë kalon në Vala

Drejtori gjeneral i VALA-s, Agron Mustafa sot ka nënshkruar marrëveshje me drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shalën, për shërbime telefonike, me ç’rast të gjithë punëtorët e këtij institucioni do t’i bashkohen operatorit VALA.
Shala tha se këto dy institucione mjaft të rëndësishme të vendit do të kenë edhe marrëveshje të tjera.
“RTK dhe PTK si dy institucione mjaft të rëndësishme të këtij vendi do të kenë edhe marrëveshje tjera të rëndësisë së veçantë kombëtare për shkak se infrastruktura ekziston por edhe kapacitetet teknike dhe njerëzore gjithashtu janë ne nivel shumë të lartë në të dy institucionet”.
Ndërsa Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa, tha se nënshkrimi i sotëm është fillimi i një bashkëpunimi edhe më të fuqishëm strategjik.
“Na vazhdën e kthimeve masive të institucioneve, bizneseve dhe kompanive të ndryshme, sot nënshkrova marrëveshjen për shërbimet telefonike së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala, për dy vitet e ardhshme. Tash e tutje, të gjithë punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës do t’i bashkohen rrethit më të madh të operatorit numër NJË në vend, të telefonisë mobile – VALA. Kjo marrëveshje pa dyshim nuk do të jetë e vetmja në mes nesh, dy institucioneve publike, por pa dyshim është pikënisje e fillimit të një bashkëpunimi edhe më të fuqishëm strategjik”, ka thënë Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img