-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

RTCG citon Osmanin: Demarkacioni nuk është çështje e politikanëve

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila po merr pjesë në Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore me temë: Lufta në Evropë, ndikimi në Ballkan, është pyetur rreth  marrëveshjes Kosovë – Mali i Zi për demarkacionin e kufirit. Ajo  ka theksuar se Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar tre dokumente nga ajo marrëveshje.

“Prandaj besoj se çfarëdo që ratifikohet në parlamentin tonë paraqet rrugën përpara. Kjo do të thotë se për momentin kjo nuk duhet të jetë një çështje për politikanët. Politikanët nuk duhet të flasin për diçka që kanë diskutuar ekspertët”, citon televizioni malazez Osmanin.

Osmani ka thënë se duhet të krijohet një komision i përbashkët teknik, i cili do të vendosë kufijtë në bazë të ekspertizës së përbashkët rreth të cilës do të bien dakord.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img