Site icon PrishtinaPress

Rryma do të shtrenjtohet gjithqysh para 20 shkurtit

Të hënën u mblodhën por nuk i shuan ethet për rritjen e çmimit të rrymës. Këtë gjë mund ta bëjnë tek të martën, anëtarët e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, pasi në rend dite e kanë shqyrtimin e propozimeve për tarifat e reja.

Kjo nguti vjen për shkak të urgjencës që ka shkaktuar kriza energjetike në vend.

Por edhe llogaritjet e shpenzimeve të janarit, që sipas kryesuesit Ymer Fejzullahu, kanë dalë mw të larta se sa parashikimet.

Në takimin e së hënës u përcaktuan vetëm të hyrat e lejueshme maksimale për tre operatorët, KOSTT, KEDS e KESCO.

Në vikend, qeveria vendosi që subvencionimin e energjisë ta rrisë në 90 milionë euro, teksa ka premtuar edhe ndihma shtesë për kursimtarët, kur të aplikohen tarifat e reja.

Exit mobile version