Një situatë e pazakontë ka ndodhur në përplasjen pushtet-opozitë që tashmë është intensifikuar. Adnan Rrustemi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka pretenduar se Egzon Pacolli është “fake profil”, apo profil i rremë. Pra, dikush që nuk ekziston.
Por, Egzon Pacolli në fakt është Sekretar i Përgjithshëm i Forumit Rinor të LDK-së. Ai vet, me anë të një video ka treguar se e ka paditur deputetin Rrustemi për shpifje.
“Kur të shihemi ballë për ballë në gjykatë, do ta kuptosh që s’jam fake” – ka thënë ndër të tjera Pacolli.