Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se çështja e Asociacionit së pari duhet të trajtohet në proces të dialogut dhe se ende nuk duket në horizont shkuarja në Gjykatë Kushtetuese.
“Çështja e Asociacionit së pari duhet të trajtohet në proces të dialogut, në kuptimin, duhet të shihet dhe të diskutohet si proces. Jemi larg një veprimi jo të përfilljes ose jo të vlerësimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, por nuk duket në horizont shkuarja në Gjykatë Kushtetuese”, tha Rrustemi.
Ai tha se draft statuti nuk është pranuar nga Kosova, sipas tij në aspektin e marrjes për sipër për zbatimin e tij.
“Do ta shohim procesin në tërësi. Është e vërtetë që zoti Kurti në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel me kancelarin Gjerman, presidentin francez dhe kryeministren italiane dhe përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, edhe për shkak të si rrjedhojë e vlerësimit të vetë treshes së të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian për shkak të urgjencës, ka shprehur gatishmërinë për t’i nënshkruar ato tri dokumentet, Marrëveshjen bazë të Brukselit, Aneksin e Ohrit edhe Draftin e statutit për pikën 7 të Marrëveshjes së propozuar nga fasilituesit, por Serbia ka refuzuar nënshkrimin, respektivisht pranimin dhe zbatimin. Draft statuti nuk është pranuar. Po të pranohej nuk ka nevojë me shku në Kuvend, por nuk është pranu”, tha Rrustemi.