Rrustem Mustafa, ish-komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, duke kujtuar 4-vjetorin e intervsitimit të tij në Hagë, deklaroi se Gjykata Speciale duhet të mbyllë në afat të përgjegjshëm dhe të drejtë të gjithë ato të pavërteta të prodhuara mbi lavdinë e luftës së UÇK-së.
Në një shkrim të tij në “Facebook”, Mustafa shkroi se e vërteta duhet të dalë shpejtë dhe pa vonesë në dritë, ndërsa duke aluduar në ish-luftëtarët që aktualisht po gjykohen në Hagë, tha se udhëheqësit e UÇK-së duhet të jenë të lirë.
Ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) së bashku me NATO-n prishi balancat politike e strategjike duke e kthyer Ballkanin nga perëndimi.
Postimi i plotë i Mustafës, pa ndërhyrje:
15, 01, 2019 tani 4vite…
Përfundoj intervista në Hagë!
Më pyetën gazetarët:
Nëse do të mbroja UÇK-në?
U përgjigja:
Unë nuk mbrojë UÇK-në.
Tani UÇK më mbron mua.
E vërteta duhet të vjenë shpejtë dhe pa vonesë në dritë!
Udhëheqësit e UÇK duhet të jenë të lirë.
Gjykata Speciale duhet t’mbyllë-përfundoj në afatë të përgjegjshëm dhe të drejtë gjithë ato të pa vërtetat e prodhuara mbi lavdinë e luftës së UÇK-së, Kombi Shqiptar të marrë përsipër angazhime të reja racionale dhe zhvillimore…
UÇK duke fituar përkrahjen me aleancen e NATO-s, prishi balancat politike strategjike për Ballkanin dhe më gjërë, ato politika i orjentoi nga përëndimi duke u larguar nga blloku i së “keqës” Ruso-Serb dhe ai i lindjes…
Veçantia e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosoves, nëse analizohet në një paralele me historikun e luftërave për liri, ishte fuzionimi i UÇK-së dhe NATO-s përkundër kritikëve të kësaj aleance nga vende të fuqishme pro-ruse e antishqiptare.
Këto dy fuqi, UÇK e vogël e në kërkim të lirisë, NATO e madhe e në shërbim të demokracisë, me objektiva të ngjashme, e nje partneritet me shumë të panjohura, të paralizojnë forcat e errëta e të dirigjuara nga Kremlini që nuk kurseheshin në investimet e tyre kundrejt lirisë së Kosovës.
Periudha pas çlirimit, poashtu karakterizohet me veçantinë e luftës së ashpër të uzinave anti-shqiptare, nëpërmjet shërbimeve inteligjente të infiltruara në çdo cep të Kosoves.
Sado të paralizuara, ato arritën të ngrejnë kurthe, të prodhojnë propagandë anti UÇK, të shantazhojnë e mashtrojnë, e cka jo tjetër, me qëllim të rrënimit të amalgamës UÇK-NATO dhe në funksion të zhbërjes së lirisë së fituar me gjak.
Produktet e kësaj fushate anti UÇK dhe anti-shqiptare në pergjithësi, janë evidente dhe më subtanciale ndër to është vet Gjykata Speciale, por ajo çfarë nuk arritën kurrë, është tendenca e pakompromis për të zhbërë aleancën e shteteve mike e pro-demokratike, me pasuesit e UÇK-së dhe me shtetin e Kosovës.
Udhëheqësit e UÇK, padyshim do të hyjnë në analet e historisë si kulmi i përpjekjeve për të çliruar shqiptarët njëherë e mirë, por edhe si goditja më e fortë bolshevizmit dhe aleatëve të saj, duke fituar e bardha mbi të zezën…