Site icon PrishtinaPress

Rrustem Berisha s’e lë Ministrinë e Mbrojtjes

Ministri i zgjedhur i Mbrojtjes, Anton Quni që vjen nga radhët e LDK-së ka pranuar zyrtarisht sot detyrën e re për ta drejtuar këtë institucion.

Punët ia dorëzoi ministri i deritashëm Rrustem Berisha të cilin Quni e ftoi ta ketë këshilltar politik.

Berisha, i cili ka drejtuar institucionin e Mbrojtjes, deklaroi se do të pranojë çdo gjë që i kërkohet nga ish-bashkëluftëtari i tij Quni, në mënyrë që të çojnë përpara Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë.

Exit mobile version