1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Rrustem Berisha i bindet Haradinajt, pagat me rritje i refuzuan vetëm tre ministrat e PDK-së

Ditë më parë u përhapën lajme se ministri i FSK-së, Rrustem Berisha kishte refuzuar rritjen e pagës, vendim i cili ishte marrë nga kryeministri Haradinaj.

Por një gjë të tillë e ka demantuar sot ministria që drejton Berisha, nëpërmjet një komunikate për media.

Madje në komunikatë janë akuzuar mediat për lajme të pavërteta.

Sipas komunikatës e vërteta është se nga MFSK-ja, departamenti përkatës, nuk është kryer procedimi për rritjen e pagave për muajin qershor, sipas vendimit të Qeverisë Nr 4/20 dat 20.12.2017, për shkak se procedimi i pagave në MAP dhe MF për MFSK-në është bërë më 8.06.2018, kurse vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka dalë më datë 11.06.2018.

“Arsye tjetër e mosprocedimit ka qenë edhe moskomunikimi zyrtar dhe administrativ përmes shkresave zyrtare në mes MAP-it, MF-së dhe ministrive përkatëse. Kjo procedurë e ngritjes së pagave do të kryhet me efekt retroaktiv sipas datave dhe afateve që parasheh vendimi i Qeverisë”, thuhet në komunikatën e MFSK-së.

E deri më tani po del se refuzimin e pagës e kanë bërë vetëm tre ministrat e PDK-së. Fjala është për Bedri Hamzën, Besim Beqajn e Abelard Tahirin.

Ministri i Financave edhe në mbledhjen e qeverisë kur ishte votuar për këtë vendim kishte abstenuar.

Refuzimi i pagës me rritje ishte konfirmuar nga këshilltarët e ministrit Hamza.

Edhe Beqaj e ka refuzuar këtë pagë. Ai ditë më parë kishte thënë se po e pret ligjshmërinë e këtij vendimi.

Kurse ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri deri më tani nuk ka pasur deklaratë zyrtare për këtë temë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, mori vendim që t’ia rrisë pagat kabinetit qeveritar. Vendimi u pezullua për disa muaj, derisa Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi më 11 qershor se ai nuk është jokushtetues.

Sipas këtij vendimi, paga e kryeministrit nga 1,500 euro sa ka qenë, do të bëhet 2,950 euro, kurse e zëvendëskryeministrave nga 1,300 euro, në 2,500 euro.

Paga e një ministri ka qenë rreth 1,200 euro, ndërkaq, sipas këtij vendimi, do të jetë 2,000 euro. Kurse, mbi 70 zëvendësministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, do të pranojnë pagë mujore nga 1,150 euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img