Aktivistja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta nëpërmjet një postimi në Facebook ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me dënimin që iu bë PSD-së për publikimin e të dhënave private.
Rrusta është shprehur se edhe në Vetëvendosje kanë pasur probleme financiare, por mungesa e financave nuk e kishte shuar aktivitetin.
Ajo ka aluduar se qeverisja e Vetëvendosjes ka mendësi totalitare, derisa ka thënë se pushtetet e kaluara nuk kanë pasur këtë lloj mendësie.
“Nuk e ndërsyen përmbaruesin ndaj një Lëvizjeje që kishte uzurpuar shtëpinë e vogël në lagjen më të shtrenjtë të kryeqytetit.”, thotë Rrusta, teksa aludon tek pushtetet e kaluara.
Ajo ka thënë se VV po i bën presion PSD-së përmes përmbarimit.
Rrusta ka bërë të ditur se donacionet po rriten dhe se dënimi prej 20 mijë eurosh do të paguhet.
“Ps. Sot partia në pushtet merr 2 milion euro si subjekt parlamentar, dhe ka vendosur ta luftojë një parti jashtë parlamentare, me financa minimale. Ndoshta ka arsye prapa kësaj frike. Financat janë pengesë, por alternativat politike nuk ndalen me dhunë e sabotim. Përkundrazi.”, tha Rrusta.