-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rrusta për postimin e Sveçlës: Skandal i përmasave të papranueshme, protestës t’i shtohet thirrja për shkarkim

Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate ka thënë se lidhja e veteranëve me luftën hibride nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme, është skandal i masave të papranueshme.

Rrusta ka thënë se për këtë arsye protestës së sotme të veteranëve të UÇK’së, duhet t’i shtohet edhe thirrja për shkarkimin e Sveçlës.

“Polici në aksion. Në përpjekje dërmuese që ta policojë tregimin e fallsifikuar për kush kanë qenë e janë. Lidhja e veteranëve me luftën hibride, duke i ba pjesë të ingranazhit të Vuciqit është skandal i përmasave të papranueshme. Prandaj protestës sot duhet t’i shtohet thirrja për shkarkim. Krejt çka po i mungon këtij polici është me shpërnda protestën me shkop…normal që nuk mundet. Ai po e flet frikën e pushtetit”, ka shkruar Rrusta.

Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, publikimin e video-incizimeve të Shefes së Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusarit me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq (ku përmendet edhe një bisedë e Kusarit me Milan Radojiçiqin) dhe protestën e veteranëve i cilësoi si “luftë hibride” të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img