Teutë Rrusta nga PSD ka deklaruar se i ka parë me shqetësim deklaratat e liderëve të Kosovës, por edhe atyre të Serbisë, për mundësinë e një lufte.
Sipas saj, deklarime të tilla janë më shumë në funksion të moblizimit për vota, sesa mobilizim për luftë.
“I kam parë me shqetësim deklaratat në Kosovë dhe në Serbi, janë deklarata të përsëritura nuk është hera e parë që po dëgjojmë, edhe më herët kanë dhënë afate jo për luftë, por për çështje tjera”.
“Çka shoh problematike si nga Vuçiqi, edhe nga Kurti, edhe akterë të tjerë, një diskurs nacionalist, një luftë retorikash dhe një keqpërdorim të informatave”.
“Nëse e kemi një situatë para lufte, a janë duke na bërë thirrje liderët, andej e këndej? Çka shoh çdo dit që nuk është e shëndetshme një shoqëri me u përball ndaj një diskursi për luftë, për pasiguri dhe veriun. Nëse nuk është thirrje për mobilizim është thirrje për vota, nëse nuk është thirrje për mobilizim të luftës është për vota”, ka thënë Rrusta në “Rubikon” të Klan Kosovës.