Rrugët e ngrira po u shkaktojnë probleme të shumta qytetarëve të Prishtinës në pothuajse çdo lagje në Kryeqytet.
Shumë qytetarë kanë shprehur pakënaqësit e tyre për PrishtinaPress, në lidhje me zhbllokimin e rrugëve tek lagjet e Prishtinës.
“Nga dita e shtune kur filloi bora paradite kane ardhur që të heqin borën, më tej askush sështë interesuar të heqë borën e ngrirë në lagje” u shpreh një qytetar për Prishtina Press.
Redaksia e PrishtinaPress ka kontaktuar me Drejtorin e Shërbimeve Publike të cilët u përgjigjen që shumë shpejtë ekipet do të dalin në teren në këto zona./PrishtinaPress/