Bëhet fjalë për deputetin e “Les Republicains”, Eric Ciotti, i cili ka përshkruar dhunën në komunitet për disa ditë në Dijon, duke thënë se “Duket se rrugët e Dijonit ishin si ato të Kosovës, me bandat e armatosura që reklamojnë kallashnikov”.
Dhe Gashi ka shkruar: ”Unë e ftoj zotin Ciotti të vijë dhe të zbulojë Kosovën ku miqtë francezë janë gjithmonë të mirëpritur. Rrugët e Kosovës janë të mbushura me restorante – ndonjëherë ju gjeni edhe mustardë Dijon”, ka shkruar Gashi në Twitter.
J’invite M. Ciotti @ECiotti à venir découvrir le Kosovo où les amis français sont toujours les bienvenus. Les rues du Kosovo sont remplies de restaurants — on y trouve parfois même de la moutarde de Dijon. https://t.co/gJc2u00zR1
— Qëndrim R. Gashi (@qendrimrgashi) June 17, 2020
Ndërkohë, rreth një deklarate të tillë ka reaguar edhe ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe koordinatori nacional për sfidat e mijëvjeçarit në Kosovë (MCC), Petrit Selimi.
No sir, streets of #Kosovo are far safer than streets of French cities, and I dare say – more welcoming. Once #COVID19 crisis is over, you’re invited to visit our Republic – which owes its independence also to your Republic – and enjoy our joie de vivre. ???????? ???????? ???????? ???????? https://t.co/Xe1T9TJlHL
— Petrit Selimi (@Petrit) June 17, 2020
“Jo zotëri, rrugët e Kosovës janë shumë më të sigurta se rrugët e qyteteve franceze, dhe guxoj të them – më mikpritës. Pasi të ketë mbaruar kriza e COVID-19, ju jeni të ftuar të vizitoni Republikën tonë – e cila, për pavarësinë e saj, i detyrohet edhe Republikës suaj – dhe të shijoni ‘joie de vivre’”.
Me një vlerësim të Selimit është pajtuar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.
Agree.
Cher Monsieur,
Je rejoins ceux qui vous disent que Kosovo vaut le détour. Et ne serait-ce que pour vous rassurer que dans les rues içi, on risque plutôt de succomber à l'hospitalité chaleureuse des gens que de croiser des gangs armés. https://t.co/htMMAERiTF— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 17, 2020
“Jam dakord me ata që ju thonë se Kosova ia vlen të shihet. Dhe vetëm për t’ju siguruar që në rrugët këtu, ne kemi më shumë gjasa t’i nënshtrohemi mikpritjes së ngrohtë të njerëzve sesa të hasim në bandat e armatosura”, ka shkruar Heldt në Twitter.
Ndryshe, siç ishte bërë e ditur më herët, në qytetin francez Dijon kishin ndodhur “qërim hesapesh mes dy bandave të armatosura”, gjë e cila supozohet se filloi kur një çeçen 16-vjeç është rrahur gjatë javës së kaluar, e në gjithçka ishin përfshirë dilerët e drogës.
Për t’u hakmarrë, më shumë se 200 çeçenë kanë sulmuar një bar, duke kërkuar personat përgjegjës, e për t’ju dalë në ndihmë bashkëkombësve.
Sipas raportimeve, dhuna u zgjerua në tërë qytetin Dijon ku janë djegur edhe vetura të shumta.