Site icon PrishtinaPress

“Rrugë pa kthim për qeverinë Kurti, nëse i del kundër ShBA-ve”

Politologu, Dritëro Arifi, ka folur në lidhje me tensionet e krijuara në Veri të Kosovës, si dhe marrëdhëniet me SHBA-të pas ngjarjeve që ndodhën atje.

Në një intervistë për IndeksOnline, ai ka thënë se do të ishte rruga ka kthim për Qeverinë Kurti 2 nëse do tu dilte kundër SHBA-ve.

‘’Ultimatumi që kanë dhënë, ka treguar se diçka nuk ka shkuar mire mes qeverise, ShBA dhe BE-s, sepse Ultimatumet nuk jepen në këtë formë, epën vetëm kur ka një devijim nga ajo që janë marrë vesh paraprakisht. Sot besoj që Qeveria do ta thotë një ‘Po’, të butë të heshtur por që ‘Po’ sepse nuk besoj që Qeveria ka shkuar deri në atë nivel sa të ju thotë jo SHBA-ve pasi do të ishte një rrugë pa kthim për Qeverinë Kurti 2.’’

Në lidhje me zgjedhjet e reja që do të mbahen në veri, ai ka thënë se Lista Serbe do të marrë pjesë në zgjedhje, pasi që tani ata e kanë kuptuar se shteti I Kosovës mund të funksionojë edhe pa ta.

‘’Kësaj radhe mendoj se lista serbe do të marrë pjesë në zgjedhje sepse ka presion shumë të madh edhe në Serbi, ndryshime substanciale pasi që Serbia nuk mund të luaj më me dy karrige por perëndimi nuk po dëshiron që të ngutet dhe të shkojë sigurt.

Ata e kanë kuptuar që nuk ka tjetër alternativë, sepse Lista Serbe e ka kuptuar që edhe pa ta mund të funksionojë shteti i Kosovës dhe janë vedisu.’’ tha  ai për IndeksOnline.

Exit mobile version