Ndonëse në Prishtinë, shumica dërmuese e rrugëve janë dykahshe, ka edhe prej tyre e në të cilën veturat mund të qarkullojnë vetëm në një drejtim, shkruan IndeksOnline.
Të tilla ka më së shumti në rrugët e ngushta e në brendi të qytetit, ku edhe janë të populluar më shumë.
Një rrugë e tillë është në lagjen e “Muhaxherve”, lagje shumë e populluar e kryeqytetit.
Mirëpo kjo duket të mos e ketë penguar një qytetar, i cili me veturë zyrtare kalon në drejtim të palejuar.
Madje ky qytetar dukej edhe i shqetësuar pse dikush po ia tërhiqte vërejtjen për ngasjen e paligjshme që po bënte.
IndeksOnline ju sjell pamje: