Ishte paraparë që të hapej me 8 janar, por rruga “Xhorxh Bush” në kryeqytet vazhdon të jetë e mbyllur.
Edhe pse sot është data 12 janar, ajo rrugë ende nuk është hapur.
Një fotografi sot nga rruga që u kthye në shesh për gati një muaj, e ka publikuar në Facebook analisti Gazmir Raci.
Ai ka thënë se askush nuk po reagon për premtimin e dhënë publikisht që rruga do të hapet me 8 janar.
Postimi i tij i plotë:
Bulevardi “Xhorxh Bush” vazhdon te jete i mbyllur
12 Janar 2023. Askush nuk reagon per premtimin e dhene publikisht qe rruga do hapet me 8 janar./Prishtinapress/