Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 13:20 në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Bresje të Fushë Kosovës, ku shoferi ka humbur kontrollin gjatë ngasjes.
Veç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar katër persona.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i policisë.
Hoxha kërkoi nga drejtuesit e automjeteve që të jenë vigjilent gjatë drejtimit të tyre, posaqërisht kur ka lagështi në rrugë.
“Rreth orës 13:20 në rrugën Prishtinë – Pejë, në Bresje është shkaktuar një vetaksident trafiku, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë lëndime kanë marrë katër persona. Njësiti për menaxhim dhe kontroll në autostradë është marrë me rastin dhe qarkullimi është zhvilluar normalisht. Kërkojmë nga drejtuar e automjeteve që të jenë vigjilent gjatë drejtimit, posaçërisht kujdes të shtuar të aplikohet kur kemi reshje dhe lagështi në rrugë, në mënyrë që të shmangen aksidentet rrugore që shpesh po rezultojnë me pasoja të rënda”, tha ai për Klankosova.tv