Site icon PrishtinaPress

Rruga Pejë-Kullë e bllokuar, reagon ministri Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka reaguar menjëherë pas bllokimit të rrugës rajonale që të dërgon për në Mal të Zi, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Lekaj ka thënë se rruga Pejë-Kullë është bllokuar nga rrëshqitja e një masivi të madh të gurëve dhe dheut, saktësisht në segmentin mbi doganë.

I pari i MI-së ka theksuar se intervenimi i dikasterit të tij ka qenë i menjëhershëm. Mirëpo, ende pa efekt për të mundësuar lëvizjen e lirë të automjeteve.

Postimi i plotë:

Qytetarë të Kosovës, reshjet e dendura të shiut, dje dhe sot, kanë bërë që rruga rajonale që të dërgon për në shtetin fqinj, Mal të Zi, R 106, Pejë-Kullë, të bllokohet nga rreshqitja e një masivi të madh të gurëve dhe dheut, në segmentin mbi doganë.

Intervenimi i Ministrisë përmes kompanisë ka qenë i menjëhershëm, por pa efektin për të mundësuar lëvizjen e lirë të automjeteve.

Duke qenë se rreziku vazhdon të ekzistojë, në konsultim me inxhinierët tonë, kemi konstatuar se rruga duhet të mbyllet për 24 orë.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju sugjerojmë që të zgjidhni rrugë alternative.

Exit mobile version