Në Kosovë, barrierat me të cilat përballen gratë shpesh mund të duken të pakapërcyeshme, por historia e Xhevrijes tregon se me vendosmëri, rruga drejt suksesit është e pakthyeshme.
Duke emigruar në Francë në vitin 2018 pas një aksidenti të bashkëshortit të saj në vitin 2011, ku ai humbi njërën dorë, udhëtimi i tyre jashtë vendit ishte i mbushur me shpresë për një jetë më të mirë dhe ndihmë mjekësore. Pavarësisht përmirësimeve të dukshme shëndetësore që bashkëshorti arriti të gjejë në Francë, familja e tyre vendosi që në vitin 2021 të rikthehet në Kosovë, por jo në jetën që kishin njohur dikur.
Pas riatdhesimit në Kosovë, Xhevrija dhe bashkëshorti nga rrethi i Gjilanit vendosën të ringjallin gradualisht aftësitë për riparimin e automjeteve. Ajo thekson: “Së pari, nuk mund ta imagjinoja se sa e çuditshme do të ishte për mua të mësoja këtë profesion. Dija shumë pak për riparimin e automjeteve dhe nuk kisha asnjë ide mbi punën. Më duhet të rrëfej se sa herë hyja në vendin e punës, humbesha mes atyre veglave të punës që mezi i blenim”.

E rrethuar nga energjia kumbuese e qendrës së qytetit, Xhevrije e gjeti veten jo vetëm duke ndihmuar të shoqin, por edhe duke e zotëruar vetë zanatin. Duart e saj, që dikur konsideroheshin të papërshtatshme për një punë të tillë për shkak të stereotipeve gjinore, tani janë në gjendje të punojnë me çdo mjet që nevojitet për riparimin e automjeteve. Bashkëshorti i Xhevrijes thekson: “Nuk mund të jem më i lumtur se kur shoh se si përparoi puna jonë e përbashkët. Xhevrija më mbështeti për të ringjallur profesionin tim pas të gjitha sfidave që kalova, ndërkohë që po e zotëronte profesionin edhe për vete. Jam me fat që kam në krah një grua të fortë dhe të përkushtuar, e cila nuk hoqi dorë të më përsëriste se nga sfidat mund të ngrihemi edhe më të fortë”.

Vendosmëria e Xhevrijes për një të ardhme më të begatë për të dhe familjen e saj mori shkëlqimin e saj kur themeloi biznesin e saj të riparimit të makinave në korrik të këtij viti, me mbështetjen e Programit të Vetëpunësimit (SEP) të menaxhuar nga “>gjencinë e Punësimit në Kosovë.

Nëpërmjet programit asaj iu ofruan pajisje profesionale për riparimin e automjeteve, duke i mundësuar asaj të ruajë me efikasitet stabilitetin e punës. Asaj iu deshën më pak se dy muaj për të krijuar një mjedis pune të avancuar në shërbim dhe mbështetje ndaj klientit.