1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

“Rruga e Re”, Abdixhiku shpalos 50 zotimet e tjera

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pjesën e dytë të 50 zotimeve në kuadër të programit “Rruga e Re”.

Në mesin e këtyre zotimeve, është edhe ai për rritjen e koeficientit të pagës minimale. Abdixhiku ka premtuar vlerë të koeficientit 125 euro në vitin e parë dhe 135 euro në vitin e katërt, si dhe rritje ekonomike 4-5 përqind në vit.

Pjesë e këtij programi janë edhe ndërtimi i pesë stadiumeve rajonale, në vlerë 60 milionë euro. Ai ka premtuar edhe digjitalizimin e administratës publike me mbi 100 e-shërbime.

Zotim tjetër është edhe heqja e  TVSH’së për të gjitha produktet bazike. Në kuadër të këtij programi të LDK’së, parashihet që kodimi të futet si lëndë obligative.

Aty parashihet edhe angazhimi i 200 inspektorëve të punës, si dhe privatizimi i Telekomit dhe liberalizimi i tregut.

Poashtu parashihet edhe themelimi i Ministrisë së Teknologjisë, si dhe rithemelimi i Ministrisë së Administratës Publike.

Këto dhe premtime të tjera, Abdixhiku ka thënë se do të shpalosen në Konventën e ardhshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Këto, vlerat e orientimet themelore, do t’i shpalosim në Konventën e ardhshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës; dhe nga aty në çdo komunikim pas. Kemi një program të detajuar, të bëshëm e zhvillimor. Një që i përgjigjet sfidave dhe krizave të kohës. Një që na nxjerrë nga ngufatja e tanishme e zymtësia mbytëse”, ka shkruar Abdixhiku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img